Tri duele zhvillohen sot në Superligë, vëmendja në Klinë

Sot (e diel) pritet të zhvillohen tri ndeshje në kuadër të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Të shtunën nisi xhiro e 16-të, ku u zhvilluan dy ndeshje: Llapi 0-1 Malisheva dhe Liria 0-4 Gjilani, ndërsa sot janë në orar tri ndeshje tjera.

Në ndeshjen e parë, Dukagjini pret Prishtinën në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

Në takimin tjetër, Drita është nikoqire e Feronikelit ’74, ndeshje kjo e cila do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.

Ndërsa, kampioni në fuqi Ballkani këtë xhiro do të ketë punë me Fushë Kosovën, sfidë e cila do të luhet në Suharekë.

Të tri ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00./Telegrafi/