Dita e ndeshjeve, dy takime interesante në Albi Mall Superligën e Kosovës

Sot (e shtunë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje interesante të vlefshme për xhiron e dytë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Dita e sotme ishte paraparë t’i kishte tri ndeshje në orar, por dy do të zhvillohen, ndërsa një tjetër është shtyrë.

Takimi më interesant i ditës së sotme pritet të zhvillohet në Prizren, ku Liria e pret Dritën në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva është nikoqire e Fushë Kosovës, me takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Këto dy ndeshje pritet të fillojnë nga ora 17:00.

Ndeshja e shtyrë është ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, e cila pritet të zhvillohet ditën e hënë. /Telegrafi/