Matic refuzon ‘’Lulekuqen’’: Më kujton bombardimet në vendin tim

Futbollisti serb i Manchester United, Nemanja Matic ka refuzuar që të nderojë ushtarët brinatik.

Manchester United luajti kundër Tottenham gjatë ditës së djeshme dhe kur po zhvillohen pjesa e dyte në lojë u inkuadrua Matic. Në momentin që u inkuadrua u pa se fanella e tij nuk mbante një ‘’lulëkuqe’’ sikurse fanellat e futbollistëve tjerë.

‘’Lulëkuqja’’ është symbol që përkujton ushtarët britanik që luftuan dhe ndërruan jetë nëpër luftra të ndryshmë duke përfshirë këtu edhe Kosovën dhe Bosnja Hercegovinën.

Një refuzim të tillë Matic e pati bërë edhe para dy viteve në një ndeshje tjetër futbolli.

Lidhur më këtë futbollisti serb i Manchester United kishte reaguar edhe para 3 viteve duke u shprehur se kjo ‘’lulekuqe’’ më kujton bombardimet në vendin tim.

“E kuptoj plotësisht pse njerëzit e vënë lulëkuqen. E respektoj të drejtën e secilit që ta bëjë këtë dhe ndjej për të gjithë ata që kanë humbur më të dashurit e tyre për shkak të luftërave. Gjithsesi, për mua është vetëm kujtim i sulmit të cilin e kam ndier personalisht si fëmijë 12-vjeçar i frikësuar në Vrelo, kur shteti im po shkatërrohej nga bombardimet e 1999-s”, pati shkruar ai para tre vjetësh kur qe kritikuar për vendimin’’ kishte thënë Matic.