
Haaland dhe Foden. Foto: Manchester City, Facebook.
Nëntë gola në derbin e Manchesterit
02.10.2022 - 17:06
Manchester City ka mposhtur rivalët e qytetit, Manchester United, me rezultat 6-3, në derbin e javës së tetë të Premier Ligës angleze.
Golat për ‘qytetarët’ i shënuan Phil Foden në minutat ‘8, ’44 dhe ’73 dhe Erling Haaland në ’34, ’37 dhe ’64, duke përfunduar ndeshjen të dy me nga një hat-trick.
Ndërsa për ‘djajtë e kuq’ shënuan Antony në minutën e ’56 dhe Anthony Martial me dy gola në minutat ’84 dhe ’91.
Me këtë rezultat, Manchester City gjendet në vendin e dytë me 20 pikë, një më pak se Arsenali i vendit të parë, ndërsa Manchester United gjendet në vendin e gjashtë me 12 pikë të tubuara.