Liga e Kampionëve, vëmendja në Angli

Sonte zhvillohen dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve. Vëmendja kryesore pritet të jetë në Angli, ku Manchester United pret Atletico Madrid në ndeshjen e kthimit.

Ndeshja e pare kishte përfunduar me rezultat 1:1. Në këtë takim Manchester United nuk pritet të ketë mungesa pos Greenwood të suspenduar nga vetë klubi ndërsa Atleticos pritet ti mungojnë Cunha, Lemar, Vrsaljko si dhe Wass.

Ndeshja e dytë që zhvillohet sonte është ajo në mes të Ajax dhe Benficës. Ndeshja e pare kishte përfunduar me rezultat 2:2.

Fituesit e këtyre takimeve kalojnë në çerekfinale. Të dy ndeshjet nisin nga ora 21:00.