Ndahen Cristiano Ronaldo dhe Manchester United

Cristiano Ronaldo nuk është më pjesë e Manchester United.

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez sot.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm” – ka njoftuar klubi anglez përmes një njoftimi në Twitter.

Manchester United ka falënderuar Ronaldon për kontributin e madh në dy periudha në Old Trafford.

Ronaldo së fundi ka dhënë një intervistë, në të cilën pati shumë kritika për klubin, trajnerin Tan Hag.