A po e blen vërtet Elon Musk Manchester Unitedin?

Si një nga njerëzit më të pasur në planet, shefi i Tesla-s, Elon Musk, është i njohur për të shpërndarë para kudo e kurdo. Kohët e fundit ai shiti 6.9 miliardë dollarë aksione për ta financuar një përpjekje në dukje të pafat për ta blerë Twitter-in.

Por, a mos ia ka vënë syrin tani edhe notes së sportit? Epo, ndoshta.

Musk shkroi në Twitter në orët e para të mëngjesit të së mërkurës se ai “po blinte Manchester United”, duke shtuar “jeni të mirë se ardhur”.

Ky njoftim erdhi si pjesë e një serie postimesh në Twitter në të cilat ai bënte shaka për preferencat e tij politike, por kur u pyet drejtpërdrejt nëse ishte e vërtetë, Musk pranoi se “jo, kjo është një shaka e gjatë në Twitter. Unë nuk jam duke blerë asnjë ekip sportiv”.

Megjithatë, kjo nuk i ka penguar tifozët e skuadrës angleze të Premier League të reagojnë me entuziazëm ndaj idesë.

“Nuk e keni idenë se sa shumë shpresë keni mbjellë për një milion fansa në mbarë botën” – shkroi një mbështetës i Man United në Twitter.

“Bëjeni këtë, ju lutem, kemi shumë nevojë për një pronar biznesmen të mirë dhe më e rëndësishmja do të kishim pronarin më të lezetshëm të ekipit të futbollit ndonjëherë!” – shkroi një tjetër.

Pra, kush e zotëron Manchester United tani?

Manchester United është një nga skuadrat më të suksesshme dhe më të njohura në botë.

Ata kanë qenë kampionë të Anglisë njëzet herë rekord dhe janë kurorëzuar tri herë kampionë të Evropës.

Familja amerikane Glazer e bleu klubin për 955.51 milionë dollarë në vitin 2005, por një lëvizje për t’i larguar amerikanët është rritur gjatë vitit të kaluar pasi klubi kishte hasur vështirësi në fushën e lojës.

Musk aktualisht po përpiqet të tërhiqet nga një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh për ta blerë Tëitter-in, me kompaninë e mediave sociale duke e çuar atë në gjykatë.

Manchester United e hapi sezonin e ri të Premier League me dy humbje të pakta nën drejtimin e trajnerit të ri Erik ten Hag dhe aktualisht është në fund të tabelës.

Sulmuesi i yllit, Cristiano Ronaldo, gjithashtu ka deklaruar  se dëshiron të largohet nga klubi, duke përmendur dëshirën për të luajtur futboll në Champions League./Euronews