Manchester United nuk planifikon shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer

Ole Gunnar Solskjaer do të vazhdojë të qëndrojë tek Manchester United.

Edhe pse Manchester United humbi këtë vikend nga Manchester City dhe përkundër rezultateve jo shumë të mira në ndeshjet e fundit, Ole Gunnar Solskjaer do të mbetet trajneri i “Djajve të Kuq”

Kjo është bërë e ditur përmes mediumit Sky Sport News.

“Manchester United nuk ka plane të zëvendësojë trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, pavarësisht humbjes së shtunës në derbin e Mançesterit”, raporton Sky Sport News.

Ai do të jetë përsëri në krye të klubit në ndeshjen e ardhshme që Manchester United do ta zhvillojë kundër Watford pas ndeshjeve të kombëtareve.

Spekulimet në lidhje me largimin e Solskjaer nga United erdhën pas humbjes që Manchester United e pësoi nga Liverpool me rezultat 5:0.

Por që fitorja ndaj Tottenham dhe barazimi ndaj Atalanta në minutat e fundit të ndeshjes e bënë të paqartë të ardhmen e norvegjezit.