Ronaldo mund të largohet nga Manchester nëse United nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve

Aventura e Cristiano Ronaldos te ekipi anglez Manchester United mund të përfundojë shumë shpejtë.

Që nga ardhja e tij te Manchester, Ronaldo duket se nuk e ka gjetur gjuhën e përbashkët në klubin anglez.

36-vjeçari gjatë karrierës së tij është mësuar të luftojë për tituj por duket se në Manchester ai nuk po e arrin këtë.

Kohë më parë është raportuar edhe për mundësinë e rikthimit të tij në Spanjë.

Sipas mediumi fichajes.com, Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United, nëse ekipi nuk arrin që të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.

Ronaldo ka kontratë me Manchester United deri në vitin 2023, por siç po rrjedh situats, Ronaldo mund të largohet nga gjigandi anglez.

Ronaldo deri më tash ka zhvilluar 21 ndeshje për Manchester United, ku ka arritur që të shënojë 14 gola.

Manchester aktualisht gjendet në pozitën e 7-të në tabelë me 32 pikë të grumbulluara dhe me dy ndeshje më pak ku njërën prej tyre pritet ta zhvillojë sonte përball Brentford.

Në rast të fitores, Manchester do ti afrohej vendit të 4-të në tabelë për dy pikë, vend ky që dërgon në Ligën e Kampionëve.