Drenica e gjen rrugën e fitores duke e mposhtur Dukagjinin (FOTO)

Drenica është rikthyer te fitorja pas tri barazimeve dhe një humbje, duke e mposhtur Dukagjinin me rezultat 3-0, ndeshje e vlefshme për xhiron e 11-të në Superligën e Kosovës.

Vendasit kaluan në epërsi në minutën e 25’ me Harmon Gbowean.

Për rezultatin 2-0, shënoi Diar Mustafa në minutën e 57’.

Ishte përsëri që shënoi për rezultatin përfundimtar 3-0, Harmon Gbowean në minutën e 88’.

Pas kësaj fitoreje Drenica pozicionohet në vendin e shtatë me 14 pikë.

Kurse Dukagjini në vendin e 11 me shtatë pikë.