Dorëhiqet kryesia e FC Drenica, shkak kriza financiare
Kryesia e klubit të futbollit “FC Drenica” është dorëhequr nga drejtimi i klubit pas situatës të krijuar në klub.
Kryetari Mustaf Bajraktari ka thënë se dorëheqja vjen si rrjedhojë e pamundësisë së financimit të klubit dhe pamundësisë për t’i permbushur obligimet e klubit.
“Që nga sot, klubi është i hapur për të gjithë të interesuarit për të mbeshtetur klubin dhe për të investuar në klub, për të çuar klubin përpara. Kryesia falendëron Komunën e Skenderajt, bizneset, donatorët, sponsorët, stafin, lojtarët, punëtorët e klubit, tifozët dhe gjithë qytetarët e Skenderajit për mbeshtetjen gjatë kësaj kohe”, thuhet në njoftimin e publikuar nga faqja zyrtare e FC Drenica në rrjetin social “Facebook”.
Më 11 nëntor, trajneri i Drenicës, Tahir Lushtaku ka bërë një reagim në Facebook për krizën që po e kalon klubi nga Skenderaj. Lushtaku ka bërë të ditur se klubi po kalon në një krizë të thellë financiare dhe nuk është duke u mbështetur nga askush.
Alarmon trajneri i Drenicës: Klubi është në krizë të thellë financiare