Pas rezultateve të sotme, ky është lideri i ri në futbollin kosovar

Kanë përfunduar dy takimet e xhiros së dhjetë në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll ku nuk pati ndonjë rezultat befasues.

Në Gjilan, ekipi i Ismet Munishit ka arritur që të mposht liderin e deritashëm Drenicën që pas kësaj humbje ka humbur pozitën e parë.

Në këtë pozitë tani gjendet ekipi nga Suhareka, FC Ballkani, pasi barazoi me Dukagjinin.

Dy golat për ekipin e Gjilanit i shënoi sulmuesi në top-formë Gerhard Progni, në minutat 65-të dhe 79-të të ndeshjes.

Drenica arriti që ta ngushtonte rezultatin në minutën e 83-të të takimit përmes Baton Zabërgjës por që në fund triumfoi Gjilani.

Në takimin tjetër mes Dukagjinit dhe Ballkanit ndeshja përfundoi pa fitues edhe pse prej minutës së 84-të, Dukagjini mbeti me një lojtar më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ahmet Januzit.

Pas xhiros së dhjetë në krye të tabelës gjendet Ballkani me 18 pikë të grumbulluara ndërsa në pozitën dy dhe tre gjenden Drenica dhe Gjilani me 17 pikë të grumbulluara.

Ndërsa në fund të tabelës gjendet ekipi i Ulpianës me shtatë pikë të grumbulluara.

Tabela e Superligës së Kosovës në futboll