Këto janë tri takimet e sotme në futbollin vendor

Në kuadër të xhiros së 12-të në Superligën e Kosovës në Futboll sot në program janë tre takime shumë interesane.

Në Gjilan, Drita pret Malisheven. Drita gjendet në pozitën e katër me 19-të pikë të grumbulluara ndërsa Malisheva gjendet në pozitën e gjashtë me 12-të pikë. Javën e kaluar Drita mposhti Llapin ndërsa Malisheva humbi 2:1 përballë Ulpianës.

Dukagjni pret në një duel të vështirë Gjilanin e Ismet Munishit. Gjilani gjendet në pozitën e 3-të me 20-të pikë ndërsa në rast të fitores do të ngjitet në krye të tabelës deri në përballjet e ditës së nesërme. Dukagjini gjendet në pozitën e 8-të me 10-të pikë të grumbulluara.

Në Drenas Ferronikeli pret ekipin e Tahir Batatinës, Llapin. Të dy këto skuadra nuk po kalojnë në një formë të mirë. Ferronikeli gjendet në pozitën e fundit në tabelë me 10 pikë të grumbulluara ndërsa Llapi në pozitën e 7-të me 12-të pikë të grumbulluara.

Të gjitha duelet fillojnë nga ora 13:00.