Zbulimi i "Drejtësia në Kosovë":Njerëzit e AAK-së betonojnë Autostradën e Gjilanit

Të premten nga ora 22 e 20 Drejtësia në Kosovë transmeton të gjeturat e një hulumtimi katër mujor i cili zbardhë mënyrën se si kompania e familjes së zëvendësministrit të Infrastrukturës është përfshirë në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Zëvendësministri Rexhep Kadriu është zëvendësministri i parë i Infrastrukturës ministri kjo e cila ka kontraktuar autostradën e Gjilanit.
Kameramanët e Drejtësia në Kosovë kanë filmuar disa herë kamionët e kompanisë së familjes Kadriu tek bartin beton për punimet e autostradës.
Hulumtimi zbardhë se kompania është bartur nga pronësia e zëvendësministrit tek djali i tij vetëm para disa muajsh
Hulumtimi zbardhë po ashtu dokumentacionin dhe raportet të cilat kanë mundësuar që emri i kompanisë të mos figuroj në letrat e ministrisë.
Gjithashtu hulumtimi zbardhë kontratat dhe lidhjet e shpenzimit të parasë publike me pushtetarët e AAK-së.
Hulumtimin e plotë mund ta ndiqni të premten nga ora 22 e 20