Ymeri Tregon Pse Sot nuk u Hodh Gaz
“Hyrje-daljet në Kuvend janë të blinduara nga policët të cilët janë vendosur aty për t’i penguar deputetët që të futen në sallë dhe kjo do të nënkuptonte që ne do të përfundonim duke i hedhur gaz lotsjellës policisë që është në holl, e jo qeverisë që është brenda në sallë, së cilës i kemi hedhur gazin deri tash,” tha Ymeri.
Megjithatë, ai tha për KALLXO.com se opozita ka mjaft gaz lotsjellës edhe për seanca tjera.
Ymeri përsëriti se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.
“’Zajednica’ dhe demarkacioni me Malin e Zi janë marrëveshje të vdekura dhe kjo qeveri i ka ditët e numëruara dhe vendi domosdoshmërisht duhet të shkojë në zgjedhje,” tha Ymeri.
Ai bëri të ditur se opozita është duke u përgatitur për pengimin e zgjedhjes së Thaçit President.
“Rrjedhimisht ne sot kemi vlerësuar që të mos shkojmë në këtë seancë që të përgatitemi për seancën e ardhshme në të cilën do ta vazhdojmë protestën tonë, e veçanërisht në seancën në të cilën kjo qeveri e vjetër do ta kontrabandojë atë që po e quan president të ri,” përfundoi Ymeri. [interaction id=”56cdc3155762585b452cb5eb”]