Intervistë: Arben Taravari

Në emisionin “Kallxo Përnime” u transmetua intervista me Arben Taravarin, kandidatin e opozitës shqiptare për president të Maqedonisë së Veriut.

– Pse dështuan bisedat mes BDI-së dhe opozitës shqiptare për një kandidat të përbashkët shqiptar për president?

– Cila është prapavija e përçarjes mes Selës dhe Taravarit për kryetarllëkun e partisë opozitare, Aleanca për Shqiptarët?

– Pse Taravari mendon që duhet të ndërrohet zgjedhja direkte e presidentit në Maqedoni të Veriut dhe të aplikohet sistemi zgjedhor i Kosovës për president?

– A do të ketë përzgjedhje klienteliste nëpër institucione të Maqedonisë së Veriut edhe nëpër tenderë nëse opozita shqiptare vjen në pushtet?

– Pse maqedonasit refuzojnë të përmendin pakicën shqiptare në Kushtetutën e tyre dhe si do ta ndërrojë këtë Taravari nëse vjen në pushtet?

25.02.2024 nga ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe KALLXO.com.