Vozit i Dehur Autobusin-Del nga Rruga

Mbrëmë në fshatin Kratinë të Leposaviqit një person teksa voziste autobusin ka dalë nga rruga.

Policia në raportin 24 orësh bën me dije se dalja nga rruga ka ndodhur për shkak se vozitësi ishte i dehur.

“I dyshuari mashkull kosovar serb nën ndikim të alkoolit prej 2.38 promilëve, ka drejtuar autobusin i cili nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë nga rruga”, thuhet në raportin policor.

Sipas policisë, vozitësi ka pësuar lëndime pas daljes nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit vozitësi ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës, ku është ndaluar për shërim të mëtutjeshëm”, tregon raporti.