Kisha e Zojës së Letnicës | Foto: Rron Gjinovci

Vidhen Paratë Nga Arka e Kishës

Në Kishën Katolike në fshatin Letnicë të Vitisë është vjedhur një shumë e parave.

Në raportin ditor  të policisë raportohet se disa persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda kishës katolike dhe nga arka kanë vjedhur një shumë të parave.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të jetë nën hetime.