VIDEO - Rrëfimi i Avdullahut për telekomandimin e bombës në Prishtinë

Emisioni i fundit ‘Drejtësia në Kosovë’ ka transmetuar hulumtimin e një historie ndikimi, krimi e bombash të cilat kanë shoqëruar procesin e privatizimit të 91 hektarëve tokë në Milloshevë të Obiliqit.

Historia të cilën e trajtoi DnK-ja flet për ëndrrën e biznesmenëve që pa asnjë cent në xhep arritën të privatizojnë 91 hektarë tokë e poashtu historinë e njeriut i cili pretendon se ishte përgjegjësi që vendosi bombën para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

Artan Avdullahu ka treguar rrëfimin e tij ekskluzivisht në emisionin ‘Drejtësia në Kosovë”, se  kur e kishte vendosur bombën në Prishtinë para lokalit të Hajrullah Kryeziut.

“Granatat e dorës që i telekomandoj i telekomandoj me ngjitës, një të pështjellur një minutë kohë dy të pështjellur 2 minuta kohë dhe vetëm e llogariti ku mbërrij për 5 ose 6 minuta edhe si ta pështjelli atë e marr një ‘plin’ të kafesë, ia heqi siguresën edhe e vendosi mbi të edhe eci unë dhe ajo tu u nxehë e lëshon ‘izoliri’ dhe kërset”, thotë Avdullahu.

Intervistën e plotë të Artan Avdullahut dhënë për emisionin Drejtësia në Kosovë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.