Aksioni i Policisë - Foto: KALLXO.com
VIDEO: Aksion i Policisë, Ka të Arrestuar
13.12.2017 - 18:56
Policia e Kosovës ka kontrolluar një veturë me ç’rast ka edhe të arrestuar.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 17:30 te rrethrrotullimi mes lagjes “Ulpiana” dhe QKUK-së, në Prishtinë.
Një qytetar ka dërguar pamje nga ky operacion.
Në to shihen forcat e Policisë që ende e mbajnë të rrethuar veturën e ndaluar.
Qytetari ka thënë se ka të arrestuar por nuk ka përmendur ndonjë numër.
KALLXO.com ka kontaktuar Policinë për të marrë hollësi të këtij rasti edhe është në pritje të përgjigjes.