Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Arrestohet një person në Rahovec, dyshohet se kanosi policët nën ndikimin e alkoolit

Policia Kosovës njoftoi se një person është arrestuar pasi i njëjti ka kanosur verbalisht zyrtarët policorë gjatë detyrës zyrtare.

Siç thuhet në raportin 24 orësh, i dyshuari pasi është gjobitur për vozitje nën ndikimin e alkoolit, ka kanosur policët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i ka kanosur verbalisht tre zyrtarë policorë derisa kishin qenë duke e trajtuar një rast të aksidentit në trafik” – njofton policia.

“I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit, andaj kanosjen e ka bërë ndaj zyrtarëve policor kur ata i kanë shqiptuar fletëparaqitje për drejtim të mjetit nën ndikim të alkoolit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje” – thuhet tutje në raport.