
Trepça - Foto: Fatrion Ibrahimi/Kallxo.com
Vdes në vendin e punës një punëtor i “Trepçës”
Një punëtor i “Trepçës” ka vdekur në vendin e tij të punës sot në mëngjes.
Lajmin për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot, rreth 07:00, Policia ka pranuar informatën se në vendin e tij të punës brenda kompleksit industrial ” Trepça” është gjetur pa shenja jete viktima mashkull 58 vjeçar” – tha ai.
Rasti po trajtohet si vdekje e dyshimtë ndërsa dyshohet se viktima ka rënë nga një objekt.
“Bazuar në hetimet fillestare dyshohet se viktima ka rënë nga një lartësi e objektit. Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për identifikimin dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion” – thuhet në fund të njoftimit.