Arrestohet 38-vjeçari në Prishtinë, i sekuestrohen tri thika dhe dy fishekë

Një 38-vjeçar është arrestuar sot në Prishtinë nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

Policia ka njoftuar se gjatë bastisjes të dyshuarit i janë gjetur tri thika, dy fishekë, si dhe gjësende të tjera.

Sipas Policisë, bastisja është kryer në rrugën “Rrahman Bahtiri” në Prishtinë.

I dyshuari A.I. është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.