Arrestohet një i dyshuar për sulm me thikë ndaj dy personave

Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur dy persona.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë të cilën i dyshuari e kishte përdorur për sulm dhe e kishte hedhur kur kishte vërejtur njësitin policor.

Viktimat nuk kanë pësuar lëndime, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.