Projekti për termocentralin "Kosova e Re" – Foto: Ministria e Zhvillimit Ekonomik

Vetëvendosje: Kryeministri Haradinaj e privoi publikun nga të dhënat për Termocentralin e ri

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj ndaljes së mikrofonave gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë së Kosovës kur erdhi në rend dite një pikë diskutimi për Termocentralin ‘Kosova e Re’.

Sipas VV-së, një veprim i tillë i ka privuar publikun kosovar nga marrja e informacioneve për një çështje themelore siç është termocentrali ‘Kosova e Re’.

“Në një akt të paprecedent në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u mbyllën mikrofonat kur u prezantua një informatë për kontratën e dëmshme me ContourGlobal.
Qeveria e Kosovës, Kryeministri Haradinaj e privoi publikun në Kosovë nga të dhënat për një çështje themelore siç është ajo e ndërtimit të Termocentralit të ri”, thuhet në reagimin e kësaj partie.

Tutje Lëvizja Vetëvendosje sugjeron qeverinë ‘Haradinaj’ të tërhiqet nga ky projekt, dhe përgjegjësit të përgjigjen para drejtësisë.

“Ky projekt nuk kalon. Qeveria bën mirë të tërhiqet para se të jetë vonë dhe të gjenden në procese gjyqësore secili përgjegjës. Aktualisht Ministria e Ambientit veçse është paditur mbi dhënien me shkelje të pëlqimit mjedisor”, thuhet tutje në reagim.

Kryeministri Haradinaj në konferencën pas mbledhjes së qeverisë, u përkujdes që të arsyetonte këtë veprim të kabineti qeveritar duke thënë se këtë veprim se e ka bërë këtë për shkak të mos-ndërhyrjes në procesin e investimeve në këtë projekt.

https://kallxo.com/haradinaj-tregon-pse-i-mbylli-mikrofonat-gjate-diskutimit-per-termocentralin-kosova-e-re/

Tutje në këtë reagim Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur edhe 8 arsye se pse projekti për ndërtimin e termocentralit Kosova e Re duhet të ndalet:

  1. 1.3 MILIARDË PËR 500MË [KOSOVA E RE] KRAHASUAR PËR SHEMBULL ME 210 MILIONË PËR 600 MË, [RINDËRTIMI I TRE BLLOQEVE TË TC KOSOVËS A] – Kostoja mesatare e një blloku plotësisht të ri prej 1MË të energjisë elektrike nga qymyri, në botë, është rreth 1.4 milionë €/MË përderisa ContourGlobal na ofron 2.6 milionë/MË.
  2. 80€-96/MË ÇMIMI I GARANTUAR I BLERJES NGA CONTOUR GLOBAL, KRAHASUAR ME 30€/MË NGA KEK – me kontratën e re qeveria i garanton çmimin prej 80€ deri 96€/MË në vend se çmimi të jetë i rregulluar nga tregu në momentin e blerjes. Sa për ilustrim KEDS sot importon energjinë elektrike me çmim prej 60€-80€.
  3. NORMA E KTHIMIT PREJ 18.5% DHE GARANTIMI I KREDIVE NGA QEVERIA E KOSOVËS – Në kushte të ekonomisë së tregut norma e kthimit duhet të jetë pjesë e rrezikut që e merr çdo investitor, ndërsa në këtë rast qeveria i jep garanci fitimi pa asnjë rrezik ContourGlobalit. Qeveria merr edhe rrezikun e pagesës së kredisë për ContourGlobal po qe se ai dështon ta paguaj kredinë.
  4. RRITJA E TARIFAVE TË ENERGJISË ELEKTRIKE PËR KONSUMATORË DERI NË 80%– Sipas analizave të ndryshme të pavaruara përfshirë Zyrën e Rregullatorit, ndërtimi i Termocentralit (TC) Kosova e Re do të ketë një impakt prej 45% deri në mbi 80% në rritjen e tarifave të energjisë elektrike. Këtë rritje do t’ia ngarkojnë qytetarëve qoftë drejtpërdrejtë përmes tarifave apo përmes buxhetit të Kosovës.
  5. 5-7 MILIARDË € – KOSTOJA TOTALE ENERGJISË ELEKTRIKE NGA TC KOSOVA E RE PËR PERIUDHËN PREJ 20 VJETËSH, Kosovës do t’i kushtojë 5-7 miliardë € (bazuar në të hyrat e lejuara përgjatë 20 viteve) – e njëjta sasi e energjisë nga blloqet e rindërtuara të TC Kosova ka kosto prej vetëm 2.2 miliardë euro.
  6. KRIJIMI I NDËRMARRJES FANTOME NKEC – QEVERIA KA THEMELUAR NDËRMARRJEN E RE KOSOVARE TË ENERGJISË “NEË KOSOVO ENERGY COMPANY [NKEC]” E CILA DO TË BLEJË ENERGJINË ELEKTRIKE NGA CONTOURGLOBAL ME ÇMIM PREJ 80€-96/MË e cila më pastaj do t’ia shes KESCO-s me çmim më të ultë se tregu. NKEC pra do të jetë “vrima e zezë” e buxhetit të Kosovës në dekadat e ardhshme.
  7. ÇRREGULLIMI I TREGUT TË ENERGJISË ELEKTRIKE NË VEND – Në kundërshtim me të gjitha praktikat evropiane dhe ligjeve në fuqi, qeveria siguron pozicion monopolistik për ContourGlobal.
  8. ASNJË BLLOK I NGJASHËM (SI KOSOVA A) NË RAJON E MË GJERË NUK ËSHTË DEKOMISIONUAR POR JANË RINDËRTUAR APO RIPARUAR – Blloqet e rindërtuara të TC Kosova A do të kishin rritje të rendimentit mbi 20%, gatishmërisë me 7300 orë fuqi të plotë, siguri si bllok i ri dhe e sigurtë në raport me mjedisin. Rindërtimi realizohet për 4 vite, angazhohen vetëm 210 milionë euro e fitohen 3 blloqe nga 200 MË me koogjenerim.