Veseli Premton Ligj për Mbrojtjen e Prodhimeve Vendore

Kosova pritet të bëhet me ligj për tregti të brendshme që sipas Kadri Veselit do të hartohet brenda disa javëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli u zotua ndaj prodhuesve vendorë se do të kenë ndihmë nga legjislativi.

Në takim me Klubin e Prodhuesve të Kosovës, Veseli tha se do të avokojë për fuqizimin e prodhimit vendor.

 “Të gjithë ndërmarrësit vendorë që gjejnë bashkë invesitorë të huaj dhe sjellin në Kosovë, do të kenë lehtësira të mëdha nga shteti”, tha Veseli.

Prodhuesit kosovarë në këtë takim folën lidhur me sfidat që kanë për plasim në tregun vendor dhe ndërkombëtar.