Vendet ku kosovarët mund të udhëtojnë pas liberalizimit të vizave

Komisioni Evropian ka publikuar një raport në lidhur me rekomandimin pozitiv të përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara për liberalizim të vizave për qytetaret e Kosovës.

Në raport thuhet se kosovarët mund të udhëtojnë në këto katër shtete me pasaporta biometrike, që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian: Zvicra, Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia që janë pjesë e Zonës Schengen.

“Pasi të miratohet propozimi legjislativ nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli, qytetarët e Kosovës me pasaporta biometrike nuk do të kenë më nevojë për viza kur udhëtojnë për qëndrime të shkurtra deri në 90 ditë në të gjitha shtetet anëtare të BE-së, përveç Irlandës dhe Mbretërisë së Bashkuar, si dhe në katër vendet e asociuara në Schengen (Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra)” , thuhet në njoftimin për media.

Dje, Komisioni i propozoi Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratonin udhëtimin pa viza në BE për qytetarët e Kosovës, sipas arsyetimit se dy kërkesat e mbetura do të përmbusheshin deri në momentin e miratimit të propozimit.

Linku nga BE-ja.