Foto: MKRS/Facebook

Ministria e Kulturës hap thirrjen për programin “Super-sportistët”

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka hapur thirrjen për aplikim në programin “Super-sportistët”.

Ky program sipas MKRS-së synon të identifikojë dhe të përzgjedhë talentët më të mirë të Kosovës dhe të ndihmojë në zhvillimin e tyre përmes mbështetjes financiare dhe trajnimit të specializuar.

“Atyre u sigurohen resurset e nevojshme për trajnim dhe pjesëmarrje në stërvitje profesionale, përkujdes dhe zhvillim shëndetësor, furnizim me pajisje profesionale dhe inovative për zhvillim maksimal të potencialit, mbikqyrje e progresit sportiv dhe mirëqenies së sportistit përgjatë karrierës profesionale”- thuhet në njoftimin e MKRS-së të publikuar më 04.05.2024.

MKRS bëri të ditur se aplikimi bëhet në emailin – [email protected].

Më tej, ministria ka njoftuar që aplikimet do të pranohen deri më 18.05.2024

Për detaje tjera të aplikimit mund të klikoni KËTU.