Vdes një 13 vjeçare në Istog

Një vajzë e mitur ka vdekur sot në Istog.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

Ai ka deklaruar se Policia është informuar prej Qendrës së Mjekësisë Familjare në Istog se një vajzë e moshës rreth 13 vjeçare ka arritur aty pa shenja jete.

Sipas Ibrajt, nga aty viktima është dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku mjekët e kanë konfirmuar vdekjen e saj.

Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 11:20 dhe po hetohet nga Policia.