Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje në rajonin e Pejës

Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici vetëm në rajonin e Pejës, shkruan në raportin 24 orësh të Policisë.

Mbrëmë rreth orës 21:00 është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin që i njëjti kishte ushtruar dhunë sistematike psiqike dhe fizike ndaj një gruaje.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor . Me vendim te prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ndërsa mbrëmë rreth orës 22:20 është arrestuar një i dyshuar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i njëjti  dërgohet ne mbajtje, ndërsa rasti është nën hetime.

Kurse, dje rreth orës 13:00 është arrestuar një i dyshuar në Deçan nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në mënyrë sistematike. Me vendim te prokurorit i njëjti  dërgohet ne mbajtje. Rasti ne hetime.

Ndërkaq, të mërkurën një orë para mesnatës është arrestuar një i dyshuar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një burrë dhe një grua.

Në raportin 24 orësh të Policisë janë raportuar edhe dy raste të dhunës në familje në Rajonin e  Gjakovës, dy në Prizren, një në Prishtinë dhe një në Gjilan.