Pejë, arrestohet pasi kanosi dhe tentoi t`i godas zyrtarët policor

Policia e Kosovës njofton se në Pejë është arrestuar një burrë i dyshuar për shkak se i kishte kanosur dhe tentuar t`i godas dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë duke patrulluar.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Zahir Pajaziti, rreth orës 04:40.

Tutje policia sqaron se me të dyshuarin janë marrë njësitë relevante policore dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.