Ilustrim

Dy të arrestuar në rajonin e Pejës për armë pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për armëmbajtje në rajonin e Pejës.

Sipas njoftimit, fillimisht dy të dyshuarit kishin pasur një mosmarrëveshje në një kafiteri me datën 9 nëntor, ku në atë mosmarrëveshje njëri prej të dyshuarve kishte ekzposuar një pistoletë.

Sipas policisë, të hënen rreth orës 23:30,  është arritur edhe arrestimi i personit të dytë, ku fillimisht nuk i është gjetur ndonjë armë në posedim, por më pas pas kontrollit të shtëpisë së tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë gjysmë automatike me një karikator, një pistoletë me një karikator, fishekë 7.62x39mm dhe dhjetë fishekë të armës me gas.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dy të dyshuarit janë ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.