Ilustrim

Në dy ditët e fundit nëntë të arrestuar në rajonin e Pejës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit janë arrestuar nëntë persona për vepra të ndryshme penale vetëm në rajonin e Pejës.

Tutje është thënë se një njërin rast të arrestimit bëhet fjalë për një person që mbante një armë pa leje, një karikator dhe dy fishekë.

“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Policia.

Pesë persona të tjerë, sipas Policisë janë arrestuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe po ashtu të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Ndërsa tre të tjerë thuhet se janë arrestuar për vepra të ndryshme penale me urdhëresë të Gjykatës kompetente, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.