Peja. Foto: Kallxo.com

10 persona të ndaluar në rajonin e Pejës për mosrespektim të masave të Qeverisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar 10 persona në 5 raste të ndryshme në rajonin e Pejës, për mosrespektim të masave të Qeverisë për luftimin e coronavirusit.

Në qytetin e Pejës, në dy raste janë shoqëruar 4 persona në Polici, pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e institucioneve dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Në Istog, 5 persona janë ndaluar, në dy raste të ndryshme, po ashtu për mosrespektim të masave të Qeverisë. Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Një person është arrestuar edhe në fshatin Zajm të Klinës, shtetas i Shqipërisë, i cili nuk ka respektuar masat. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.