Abi Çarshia - Rrënimi i objektit - Korrik 2019

Vazhdon rrënimi në objektin e ‘Abi Çarshia’ në Prizren

Drejtoria e Inspektorateve në Komunën e Prizrenit ka bërë të ditur se sot do të vazhdojë me ekzekutimin e vendimit për rrënimin e pjesës pa leje të objektit ‘Abi Çarshia’, i cili gjendet në rrugën “Tirana” në Prizren.

Për shkak të presioneve të vazhdueshme për ta penguar punën e Inspektoratit dhe me qëllim të transparencës në punë, Komuna e Prizrenti ka ftuar përfaqësuesit e mediave që të jenë prezentë në këtë aksion.

“Inspektorati ka pasur aksion për rrënimin e objektit të njëjtë edhe në muajin gusht të vitit të kaluar, kur objekti ka qenë në ndërtim e sipër. Por pas ndërhyrjes, me vendim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Inspektorati është detyruar të mos merr asnjë veprim derisa të bëhet revidimi i lejes nga ana e investitorit. Por pasi që investitori përsëri nuk ka mundur të pajiset me leje për shkak se në atë zonë është paraparë plani rregullues i hollësishëm, dhe në të njëjtën kohë kanë vazhduar punimet në mënyrë ilegale për ndërtim të objektit, Inspektorati është obliguar të rimerr vendimin për rrënim”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjatë aksionit për rrënimin e një pjese të ‘Abi Çarshia’, më datë 19.07.2019 pati përplasje ndërmjet inspektorëve dhe pronarëve të ‘Abi Çarshia’.

https://kallxo.com/inspektorati-ne-prizren-pengohet-ta-rrenoje-objektin-pa-leje-ne-abi-carshia/

Në gjithë këtë çështje është përfshirë edhe Policia dhe Prokuroria e Prizrenit, kjo e fundit po e cilëson aksionin për rrënimin e objektit të ‘Abi Çarshia’ të kundërligjshëm.

https://kallxo.com/prokuroria-rrenimi-te-abi-carshia-eshte-i-kunderligjshem/

.