Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt - Foto: KALLXO.com

Vazhdon Gjykimi për Vrasjen e Donjeta Pajazitajt

Shqyrtimi gjyqësor i gjykimit për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit do vazhdojë sot në Gjykatën Themelore të Pejës.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt dy vite me parë tronditi opinionin publik, ndërsa për ketë rast po gjykohet si i akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Ky i fundit ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Donjetës, kurse prokuroria sipas aktakuzës pretendon se dorasi i kësaj vrasje është Naser Pajazitaj.

Deri me tani në ketë shqyrtimi gjyqësor janë dëgjuar disa dëshmitar rreth këtij rasti, ndërsa edhe në seancën e sotme pritet të procedohen dëshmitar tjerë.

Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi rreth këtij rasti.