Qendra Emergjente, QKUK. Foto: Kallxo.com

Theren Dy Persona, Nuk ka të Arrestuar

Policia ka raportuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore pasi janë therur me thikë nga dy persona të tjerë.

Orët e para të mëngjesit të së dielës, në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, pas një zënke të çastit, dy persona janë therur me thikë nga dy persona të tjerë të dyshuar.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor.

Njëri nga të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i lënduari tjetër ka mbetur në trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK.

Policia nuk ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit.