Foto: Hashim Thaçi/Facebook

Thaçi uron besimtarët ortodoksë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ua ka uruar të gjithë besimtarëve ortodoksë festën e Pashkëve.

Ai ka thënë se në këtë ditë i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet qytetarëve në Kosovë.

Për festën e Pashkëve ortodokse presidenti Thaçi ka uruar paqe, begati dhe lumturi për të gjithë.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohemi harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet gjithë qytetarëve tanë. Paqe, begati dhe lumturi për të gjithë. Për shumë mot Pashkët!”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook.