Foto: Zyra e Presidentit

Thaçi takon Sami Lushtakun

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur në takim Ish-komandanti i Zonës Operative të UÇK-së, Sami Lushtaku, pas kthimit nga Haga.

Thaçi ka thënë se Lushtaku ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Sot e takova bashkëluftëtarin e orëve të para të UÇK-së, Sami Lushtakun, i cili ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Krenohemi me të kaluarën, besojmë në të ardhmen”, ka shkruar presidenti në rrjetin e tij social “Facebook”.

Gjykata Speciale e ka ftuar Lushtakun dhe 10 luftëtarë të tjerë për t’u intervistuar.

Aktualisht Sami Lushtaku është duke u gjykuar në Kosovë në një rast për korrupsion në KEK. Raportimet e KALLXO.com nga ky rast mund t’i lexoni në këtë link.