Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Medaljet- Dhuratë për Ditëlindjen e Republikës

Medaljet e sotme të xhudistëve kosovarë në Grand Slam-in e Parisit, Presidenti Hashim Thaçi i cilësoi dhuratë për ditëlindjen e republikës.

“Ákil Gjakova dhe Distria Krasniqi ia sjellin dhuratën më të mirë republikës sonë në ditëlindjen e saj të dhjetë”, shkroi Thaçi në facebook.

Akil Gjakova fitoi sot medaljen e artë, të parën të tillë në arenën ndërkombëtare në konkurrencën e meshkujve, ndërsa Distria Krasniqi fitoi të bronztën.

Thaçi i cilësoi sportistët ambasadorët më të mirë të Kosovës.

“Urime të përzemërta Akilit, Distrisë, trajnerit Driton Kuka dhe të gjithë dashamirëve të sportit tonë. Krenar me sportistët tanë, ambasadorët më të mirë të Kosovës”, përfundoi Thaçi.