Presidenti Hashim Thaçi - Foto: KALLXO.com

Thaçi: Komandantët e Parë Sollën Kthesën e Madhe

Në 21 vjetorin e vrasjes së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës e Hakif Zejnullahut, presidenti Hashim Thaçi nderoi te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Rënien e këtyre tre heronjve, Thaçi e vlerësoi kthesë të madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës.

“Rënia e këtyre heronjve të kombit, komandantëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bëri kthesën e madhe në lëvizjen kombëtare të Kosovës, por edhe te bashkësia ndërkombëtare se në Kosovë po fillon një etapë e re, etapë e rezistencës së armatosur masive”, tha Thaçi.

Presidenti tha më tutrje së kjo rënie unifikoi kosovarët në luftën për liri.

Te shtatorja e Zahir Pajzitit nderoi sot edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Në ditën e rënies së Pajazitit, Zejnullahut e Hoxhës, shtatoret e tyre bashkë me atë të Ilir Konushevcit do të zbulohen në Podujevë.