Fillimi i punimeve për heqjen e barrikadës mbi urën e Ibrit - Foto: KALLXO.com

Tahiri: Datë Historike për Kosovën

“Sot po fillon historia e bashkimit të urës pas gjashtëmbëdhjetë vjetëve që nga fundi i luftës”, ka thënë ajo sipas një komunikate të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovëss.

“Ministrja Tahiri uron gjithë qytetarët për këtë ngjarje të rëndësishme e cila do të bëjë urën një sinonim të lëvizjes së lirë të gjithë qytetarëve dhe automjeteve me një zhvillim sipas standardeve evropiane dhe ura e Ibrit do të jetë urë për bashkimin dhe bashkëpunimin mes qytetarëve dhe komuniteteve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në komunikatën e Qeverisë së Kosovës thuhet se që nga çlirimi i Kosovës pengesat dhe barrikadat mbi urën e lumit Ibër na kanë shqetësuar të gjithëve si institucionet shtetërore ashtu edhe qytetarët  e Kosovës, prej sot me vendosmërinë e Bashkimit Evropian ky problem po zgjidhet dhe më në fund ura do të jetë simbol ku njerëzit do të lëvizin lirshëm të pa penguar ashtu siç e kanë merituar në shtetin demokratik të Kosovës.

Me këtë rast, Qeveria e Kosovës i përgëzon edhe njëherë qytetarët e Mitrovicës për kujdesin e treguar gjatë kësaj kohe të bllokadës një vjeçare të mosfillimit të punimeve dhe në të njëjtën kohë po ashtu falënderojmë organet e sigurisë shtetërore të Kosovës, Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe EULEX-in për kontributin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë, tha znj. Tahiri.

http://kallxo.com/fillon-heqja-e-barrikades-nga-ura-mbi-iber/