Ish-kryenegociatorja kërkon publikimin e ujdisë mes Kosovës dhe Serbisë

Ish-zëvendëskryeministrja dhe kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi dialogun mes dy vendeve.

Përmes një reagimi në rrjetin shoqëror Facebook, Tahiri kërkoi publikimin e marrëveshjes së fundit, që sipas saj, është ujdia që finalizon zbatimin e një marrëveshje të negociuar nga vetë ajo në vitin 2011.

“Marrëveshja për finalizimin e zbatimit te marrëveshjes për lëvizjen e lirë të 2011 u arritë për letra shoqëruese, ajo e targave po pritet. Pyetja është pse nuk po publikohet teksti i kësaj marrëveshje?” – ka shkruar ajo duke pyetur ekzekutivin kosovar që drejtohet nga Albin Kurti.

Më 27 gusht, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, pranoi që letërnjoftimet e Kosovës të pranohen. Lajmin për këtë e kishte dhënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Borrell: Arrihet marrëveshja Kosovë- Serbi për dokumentet

www.kallxo.com