Sulmohet ueb-faqja e RTK-së - FOTO

Ueb-faqja e portalit të Radio Televizionit Publik të Kosovës është hakuar. Aktualisht ueb-faqja e RTK-së është jashtë funksionit.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur ky sulm kibernetik i cili e ka nxjerrë jashtë funksionit portalin e Televizionit Publik.

Edhe drejtori i përgjithshëm RTK-së, Mentor Shala ka njoftuar se ueb-faqja u është sulmuar gjatë natës së mbrëmshme.