I shkëputet kontrata punonjësit të RTK-së që dyshohet se ia theu hundën kamarierit të bufesë

I është shkëputur kontrata e punës punonjësit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili dyshohet se më 13.03.2024 ia theu hundën kamarierit të bufesë, pas një mosmarrëveshje mes tyre.

Këtë e konfirmoi, drejtori i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, duke thënë se kanë gjetur shkelje të rënda bazuar në rregulloren e brendshme.

“Sot e kemi shkëputur kontratën pasi që janë evidentuar disa shkelje të rënda, bazuar në Rregulloren tonë të brendshme për Përgjegjësi Materiale dhe Disiplinore”- tha ai për KALLXO.com.

Një punëtor i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një kamerier në bufenë e objektit të RTK-së më 13.03.2024 rreth orës 19:30.

I dyshuari mbrëmë pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Ndërsa Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka konfirmuar se viktima ka pësuar frakturë të hundës.

Rrahja në bufenë e RTK-së, Policia jep detaje