Hapësirat e Universitetit të Prishtinës | Foto: KALLXO.com

Studentët Kujtojnë 'Gjendjen e Rëndë’ në UP në Ditëlindjen e Universitetit

Lëvizja Studentore për Barazi- Studim, Kritikë, Veprim në 48 vjetorin e themelimit të Universitetit kanë mbajtur protestë para rektoratit për pakënaqësitë e tyre.

Edolir Ahmeti, student i Fakultetit të Mjekësisë, tha se sot me këtë aktivitet për nder të përvjetorit të Universitetit tha se gjendja në këtë universitet, të parin dhe më të madhin në Kosovë, është e rëndë.

“Në këtë Universitet janë ngritur intelektualë dhe patriotë por sot gjendja e Universitetit është e rëndë. Sot ne kemi një Universitet të korruptuar dhe të pa zhvilluar”, tha Ahmeti.

Ndërsa Merita Abazi, studente e Fakultetit të Mjekësisë, tha se shqetësim i pa tejkaluar në Kosovë është papunësia dhe varfëria.

Sipas saj, përgjegjës për këtë gjendje janë Ministria e Arsimit, Rektori i Universitetit dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Arsimi në Kosovë nuk është i lidhur me ekonominë dhe ekonomia nuk është e lidhur me prodhimin. Tregtia me nota bëhet sikur të ishte e zakonshme” u shpreh Abazi.