Studentët organizojnë koncert për 50 vjetorin e UP-së

Studentët e Departamentit të Muzikës dhe Fakultetit të Artit sot organizojnë koncert për nder të 50 vjetorit të themelimit të Universitetit “Hasan Prishtina” dhe “Javën e Universitetit”.

Në këtë manifestim do performojnë studentët e këtyre dy fakulteteve.

Koncerti do fillojë nga ora 18:00, në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare njofton UP.

UP u themelua me Ligjin mbi themelimin e Universitetit, të cilin e miratoi Kuvendi i ish-Krahinës Socialiste të Kosovës më 18 nëntor 1969.

Kuvendi themelues i Universitetit “Hasan Prishtina” u mbajt më 13 shkurt 1970.

Ndërsa, me 15 shkurt 1970 u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit dhe kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës.