Hazir Haziri votohet për dekan në Fakultetin e Arteve

Hazir Hazir është votuar për dekan në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës.

Nga viti 2012 deri tani ka qenë në pozitën e Prodekanit për çështje financiare, në mbledhjet konstituive të mbajtura për zgjedhj e përfaqësuesit të përkohshëm dhe për zgjedhjen e dekanëve ëshët votuar për dekan.

Nga viti 2007 Haziri ka qenë asistent në Fakultetin e Arteve deri në vitin 2011, ndërsa nga ai vit ka ligjëruar si profesor i asocuar në të njëjtin fakultet.

Gjithashtu ka punuar edhe në Institutin Inswiss, në Zurich Zvicërr, si projekt menaxher dhe Udhëheqës i zyrës për projekte dhe programe, në Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve – Departamenti i Rinisë.

Haziri ka doktoruar në në Universitetin e Zurichut ( instituti i Filmit), në  Zvicërr, ka përfunduar masterin në Universitetin e Prishtinës, “Magjistër i Aktrimit” dhe bachelorin në të njëjtin fakultet.

Ai gjithashtu ka pasur role kryesore në filma dhe teatre të ndryshme.