Këshilli i Studentëve të Juridikut: Afati i provimeve të prillit shtyhet në qershor

Këshilli i Studentëve të Fakultetit Juridik ka bërë të ditur se  afati i jashtëzakonshëm i prillit është shtyrë për tu mbajtur në qershor, duke organizuar kështu afatin e qershorit në dy faza.

“Ashtu siç jemi zotuar se nuk do të anulohet ky afat i provimeve, por vetëm do të shtyhet deri në gjetjen e një moduli të përshtatshëm, ashtu dhe ndodhi. Prandaj, ju lusim edhe një herë të keni kujdes nga adresimet e gabuara që mund ti merrni nga adresa jozyrtare të komunikimit!”, thuhet një njoftim.

“Lidhur me orarin e provimeve të qershorit ato pritet të riorganizohen me qëllim që afati i prillit të jetë në fillim dhe afati i qershorit të jetë menjëherë më pas, në mënyrë që të munden studentët që kanë provime të mbetura nga vitet e kaluara ta shfrytëzojnë plotësisht afatin e qershorit për të paraqitur provimet e këtij viti akademik”, thuhet në fund tën njoftimit të Këshillit të Studentëve të Fakultetit Juridik.