Sot Vendimi për Terrorizmin në Tentativë

Tahir Isufi, Ismajl Zeneli dhe Nora Zuzaku qenë arrestuar nga policia më 15 nëntor të vitit të kaluar, nën dyshimit se po shkonin drejt Sirisë për të marrë pjesë në luftën e atjeshme.

Ata akuzohen për bashkim apo pjesëmarrje në tentativë në ushtrinë apo policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrja në këto grupe sanksionohet me Ligjin për Ndalimin e Bashkimit në Konflikte të Armatosura Jashtë Territorit të Vendit.

Po në nëntor këtyre të akuzuarve u ishte caktuar paraburgimi.

http://kallxo.com/paraburgim-tre-te-dyshuarve-per-pjesemarrje-ne-luftera-te-huaja/